Mirësevini në Librarinë Universitare UBT

Zgjidhni midis librave që ju dëshironi tashmë dhe online.

Ju kujtojmë  autorëve se:  librat që sillen për shpërndarje në Librarinë Universitare të UBT-së,  është mirë  të kenë të vendosur çmimin  e shitjes, ISBN dhe Barcode në kopertinë.

Gjithashtu Libri duhet të jetë i ri, dhe korrekt në lidhje me treguesit dhe specifikimet  e formatit  libër.

Ju kujtojmë klientëve se:  Libraria Universitare UBT nuk merret me mbledhjen e librave të përdorur, as me shpërndarjen e tyre.

Libraria respekton në mënyre rigoroze çdo rregull dhe ligj që lidhet me të drejtën e autorit.

Për shërbimin e reklamimit, mirëmbajtjes dhe shpërndarjes së librave të autorëve të  Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe autorëve të tjerë që kanë botime në këto fusha, libraria mban 10% të çmimit të vendosur në kopertinën e librit.

Libraria është e disponueshme në çdo ide dhe  bashkëpunim me autorët për të  përmirësuar  punën e  përbashkët, gjithnjë duke ruajtur rregullat dhe standardet  që janë për libraritë në përgjithësi.

Libraria Universitare UBT është një subjekt shërbimi  që veprimtarinë e saj e kryen, në përputhje të plotë me imazhin dhe rregullat e Universitetit Bujqësor të Tiranës, vend ku edhe ushtron aktivitetin e saj.

Libraria Universitare, UBT

Mirë se vini në Librarinë Universitare të UBT-së,

Të nderuar vizitorë (studentë, profesorë, të tjerë të interesuar):

  • Juve të nderuar studentë, ju falënderojmë dhe ju jemi mirënjohës që na frekuentoni. Ne ju sigurojmë se në librarinë universitare të UBT_së, Ju do të gjeni një shërbim shumë të mirë, konsideruar këtu edhe shërbimin online.
  • Juve të nderuar profesorë, (autorë tekstesh dhe jo vetëm), ju falënderojmë për kontributin Tuaj dhe ju sigurojmë se do të jemi të palodhur në promovimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e teksteve në mënyrë korrekte dhe profesionale, duke tentuar të jemi gjithnjë e më shumë një pikë atraktive për studentët, për Ju (si botues), por dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë.
  • Juve të tjerë vizitorë, ju falënderojmë që na frekuentoni dhe ju sigurojmë se në librarinë universitare të UBT_së, do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për interesat Tuaja të lidhura me biznesin.

Duke u drejtuar përsëri Juve të nderuar vizitorë, do të dëshironim të sjellim në vëmendjen Tuaj se kur përmendim fjalën “tekst universitar”, na shkon mendja menjëherë te:

  • “Magjia” që mbush mendjen me dije, kënaq zemrën dhe shpirtin e secilit, na bën bashkëkohës dhe mbi të gjitha, bashkëbisedues të fuqishëm me të gjitha mendjet e mëdha të njerëzimit, që kanë bërë gjithçka të ndryshojnë për mirë njeriun, jetën, shoqërinë dhe çdo gjë tjetër mbi tokë, ekzistencën dhe vazhdimësinë e jetës, për të gjetur çelësin e zgjidhjes së problematikave të lidhura me cilësinë e jetës dhe zgjatjen e saj dhe mbi të gjitha, çfarë duhet të bëjmë secili dhe të gjithë bashkë për të përdorur, por dhe mbrojtur natyrën, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Libraria Universitare, UBT

RRETH NESH

Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve Universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.

Misioni:  Të bëhët një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen  e librit me profil  bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe  të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së,  ofron për studentët dhe lexuesit libra nga fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike, etj.

Rreth Website-t:

Website-i i Librarisë Universitare UBT, është një hap përpara në promovimin e librit, shërbimit më të mirë ndaj studentëve dhe vizitorëve të faqes, duke shtuar këtu edhe blerjen e librave online.

Gjithashtu, në këtë Website, mund të publikojë secili nga të interesuarit (Studentë, pedagogë dhe të interesuar të tjerë), kur punimi  i tij e gjën vetën  në njërën nga rubrikat e mëposhtme: 

Shqipëria

Publiko punimin

Kuriozitete nga:

Publikimet dërgohen në adresën: [email protected].