Category Archives: Vende Historike

Kalaja e Lezhës & Varri i Skenderbeut

Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak Read More...

Prezë Castle – Kalaja E Prezës – Tiranë

  Kalaja e Prezës ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël, e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana familjes feudale të zonës, Topiajve. Kalaja është shpallur “ monument kulture”. Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore. Kulla e sahatit ështëe ngritur rreth viteve 1800 – 1850. Ajo shquhet për pozicionin mjaft të bukur, duke Read More...

Petrelë Castle – Kalaja e Petrelës – Tiranë

Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë.Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, Read More...

Lëkurësi Castle – Kalaja e Lëkurësit – Sarandë

Kalaja e Lëkurësit është  një kala e shekullit të XVI me vlera turistike, e një ish fshati të lashtë. Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që kalon Sarandë-Butrint. Ne vitet 1878 fshati sulmohet nga 800 andarte greke. Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshati Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që Read More...