Ekstension – Kristaq Pata

10.80 

Tekst Universitar
– Autor: Kristaq Pata
– Shtepia Botuese: “Toena”
– Viti i Botimit: 2014
– Botimi i pare
– ISBN 978-99943-1-596-3
– Volum me 420 faqe
– Cmimi: 1500 Leke

  • Description
  • Additional Information
  • Reviews (0)
  • Rreth Autorit

Product Description

Ekstensioni përfaqëson një proçes dinamik në kuadër të zhvillimit më të përgjithshëm bujqësor e rural të vëndit tonë,sikurse të cdo vendi tjetër në botë. Ai lidhet me edukimin bujqësor, me kërkimin dhe me disa elemente të politikave agrare, që në tërësi përbëjnë atë që sot karakterizohet si Sistemi i Njohurive Bujqësore.
Që ekstensioni bujqësor të funksionojë si I tillë duhen ekstensionistë profesionistë, të aftë për të nxitur fermeret të pranojnë ndryshimet e sugjeruara e për tu mësuar atyre teknikat dhe metodat e nevojshme për realizimin e këtyre ndryshimeve.
Libri synon të mbulojë nevojat bazë të studentëve që studiojnë në të gjitha degët e ekonomisë bujqësore për njohuri në fushën e ekstensionit bujqësor,e njëkohësisht tu ofrojë një substancë të dobishme specialistëve të këtij shërbimi, studiuesve,funksionarëve shtetërorë apo privatë dhe mësimdhënësve gjate ushtrimit të veprimtarive të tyre.
Libri “Ekstension” është produkt i një eksperience të gjatë didaktike në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe asaj të fituar përmes specilizimeve,projekteve të përbashkëta dhe kontakteve të shpeshta të autorit me studiues e mësimdhënës të universiteteve perendimore, me popullsinë rurale të vëndit si dhe me specialist të Ekstensionit Bujqësor që punojnë në terren apo në strukturat e dikasterit përkatës që mbulon këtë shërbim.
Në këtë punim jepet kuadri mbi bazën e të cilit, studenti mund të thellohet më tej në përmbajtjen e lëndës së ekstensionit bujqësor. Po ashtu, cdo specialist që punon në terren do të ketë mundësi të adaptojë apo të përshtatë parime që kanë lidhje me fushën shkencore që mbulon dhe me kushtet konkrete të punës së tij për të ndihmuar më me efektivitet fermerin.

Additional Information

Weight 0.68 kg

Reviews

There are no reviews yet. Add a review

Kristaq Pata rektori-300x225Ka kryer studimet universitare në fushën e Ekonomise Agrare (1962-1967) Ka kryer specializime afatshkurtra dhe afatgjata në disa vënde të botës Pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare në fushën e Ekonomise,Bujqësisë dhe Ekstensionit. Autor dhe bashkëautor i mjaft artikujve shkencorë brënda dhe jashtë vëndit. Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2002). Titulli “Doktor I Shkencave” ( 1992) Titulli “Profesor” (1999) Nga Tetori i 2016 e ne vazhdim Rektor i Kolegjit Universitar "Qiriazi" https://sites.google.com/a/ubt.edu.al/k-pata/ http://qiriazi.edu.al/fjala-e-rektorit/ http://qiriazi.edu.al/fjala-e-rektorit/