Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Kimia e Pergjithshme dhe Inorganike Prof. Dr. Vasil Kashuta, Prof. As. Dr. Mira Karajani, S. Karanxha

Tekst Universitar

– Autor: Prof. Dr. Vasil Kashuta, Prof. As. Dr. Mira Karajani, S. Karanxha
– Shtëpia Botuese: “Lilo”
– Viti i Botimit: 2011 (ribotim)
– ISBN: 978-99956-73-06-2
– Volumi me: 440 faqe
– Brendësia e librit:
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (24×17)cm
– Pesha: 0.700 kg
– Çmimi: 1500 Lekë

Peshë 0.700 g/kg
Përmasa 24 × 17 cm

Çmimi: 15.00 

**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)

Teksti është hartuar që tu ofrohet studentëve të të gjithë fakulteteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Në një volum prej 444 faqesh, krahas 8 shtojcave të nevojshme tabelore, janë përfshirë 19 kapituj teorik ku trajtohen aspektet më të rëndësishme të kësaj disipline bazuar edhe në trajtimet respektive të teksteve homologe që përdoren sot në vendin tonë si dhe në mjaft universitete të tjera të huaja prestigjoze.
Kap-1 Fillon me emërtimin e komponimeve kimike inorganike, ku trajtohen formulat kimike, tipet e formulave kimike, emërtimi (onomatologjia) i komponimeve në kiminÑ‘ inorganike si emërtimi i komponimeve binare, emërtimi për komponimet trielementësh, emërtimi i acideve, emërtimi i bazave, emërtimi i kriprave.
Kap-2 Trajton ndërtimin e atomit që nga fillesat e tij deri tek modeli i sotëm i cili mbështetet në parimet e mekanikës kuantike. Natyrisht, po tek ky kapitull, trajtohen edhe orbitalet atomik dhe konfiguracini elektronik i ndërtimit të atomit.
Kap-3 Trajton ligjin dhe sistemin periodik të elementëve. Strukturën e sistemit periodik. Periodicitetin e vetive të elementÑ‘ve kimik. Metalet, jo-metalet dhe metaloidet, etj.
Kap-4 Trajton lidhjet kimike duke shtjelluar natyrën e lidhjes kimike, lidhjen kovalente, konceptin e rezonancës, gjeometrin e molekulave, modelin e shtytjes së çiftit elektronik të shtresës valentore. Po tek ky kapitull trajtohen edhe aspektet që lidhen me: Polariteti dhe polarizueshmëria e lidhjes, tipet e molekulave kovalente, lidhja jonike, tipet jo-valentore të lidhjes, teoria e orbitaleve molekularë, hibritizimi, përbërjet komplekse, lidhja metalike, bashkëveprimi ndërmolekular, lidhja Hidrogjenore.
Kap-5 Flet për ligjet e gazeve siç janë: Ligji i Bojlit, ligji i Sharlit dhe Gej- Lysakut, ligji Avogadros, ekuacioni i gazit ideal, ligji i Daltonit i trysnive tÑ‘ pjesÑ‘shme, ligji i Efuzionit etj.
Kap-6 Trajton energjitikën kimike dhe aplikimet e ligjeve të saj në reaksionet kimike.
Kap-7 Trajton kinetikën kimike, ku krahas elementëve të përgjithshme të kësaj teme, flitet me hollësi edhe për: Përqendrimin, koha dhe rendi i një reaksioni kimik. Periudha e gjysmë-zbërthimit. Ndikimi i temperaturës në shpejtësinë e reaksionit. Mekanizmi i reaksioneve. Reaksionet elementare. Kataliza. Reaksionet fotokimike.
Kap-8 Shtjellon teorinë e ekuilibrit kimik. Flitet në këtë kapitull për: Shprehjen e veprimit të masave, shprehjen e veprimit të masave për reaksionet midis gazeve, përdorimi i konstanteve të ekuilibrit, energjia e lirë e Gibsit dhe ekuilibri, llogaritja e konstantes së ekuilibrit, ekuilibrat heterogjenë, produkti i tretshmërisë etj.
Kap-9 dhe 10 Trajtojnë tretësirat elektrolite dhe vetitë e tyre. Ndër aspektet më të rendësishme që trajtohen në këto dy kapituj mund të përmendim: Klasifikimi i sistemeve të shpërndarë, tretësirat e vërteta, përqendrimi i tretësirave, vetitë e ndërlidhura të tretësirave të jo-elektrolitëve, teoria e shpërbashkimit elektrolitik, shkalla e shpërbashkimit të një elektroliti, përkufizimet e acideve dhe bazave, aktiviteti i joneve, produkti jonik i ujit dhe treguesi hidrogjenor, hidroliza e kripërave, tretësirat tampone (buferike) etj.
Kap-11 Trajton reaksionet e Oksido-reduktimit ku flitet për: Numrat e oksidimit, reaksionet e metaleve me acidet, fuqia oksiduese e acideve, reaksionet red-oks në laborator etj.
Kap-12 Bën fjalë për elektrokiminë. Ndër çështjet kryesore përmendim: Elektriciteti dhe reaksionet kimike, elektroliza, reaksionet elektrolitike në tretÑ‘sirat ujore, zbatime të elektrolizës, elementi galvanik, potenciali i elementëve dhe potenciali i reduktimit, ndikimi i përqendrimit në potencialin e elementit etj.
Kap-13 deri 18 Trajtohet sistematika e elementëve kimik, pra grupet dhe veçorit e tyre si dhe elementët që përfshihen në sejcilin grup sipas sistemit periodik të elementëve. Në secilin kapitull të vacantë, trajtohen të 7 grupet A të këtij sistemi duke folur sigurisht edhe për përfaqësuesit kryesor të çdo grupi.
Kap-19 I përket po sistematikës, kryesisht elementëve të grupeve B, me veçori për tu zgjeruar në komponimet komplekse që përftohen prej tyre dhe gjithë aspekteve që lidhen me këto komponime.

Share mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
605 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
522 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
398 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
196 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
155 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
139 products
Veterinari
Veterinari
130 products
Pyje
Pyje
129 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
126 products
Filozofi
Filozofi
83 products
Drejtësi
Drejtësi
70 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
69 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
64 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
42 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
32 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
2 products
Libraria Universitare UBT