Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.

U shtua në shportë Shiko shportën Kryej blerjen

Probiotiket Produkte Qumeshti te Shëndetshëm Fatlum Dibra

Tekst Universitar

– Autor: Fatlum Dibra
– Shtëpia Botuese: “Pegi”
– Viti i Botimit: 2013 (ribotim)
– ISBN: 978-9928-162-83-0
– Volumi me:  245 faqe
– Brendësia e librit: color
– Kopertina: fleksibel
– Formati i librit: (24×17)cm
– Pesha: 0.500 kg
– Çmimi: 1500 Lekë

Peshë 0.500 g/kg
Përmasa 24 × 17 cm

Çmimi: 15.00 

**SHËNIM: Për blerjet online çmimi në euro përmbledh çmimin e librit, shpenzimet e paketimit dhe koston e transaksionit në PayPal. (Shembull – Libri në Librari kushton 1200 lek, Online 12 euro)

ÇFARE JU KA SHTYRE TE REALIZONI KETE LIBER ?

Se pari, te gjithe ne njerezit duhet t`a ngulitim mire ne mendjen tone se ne organet intestinale (zorret tona) eshte e pranishme nje ngarkese bakteriale e cila ka hyre se bashku me ushqimet dhe behet fjale per miljarda baktere, kryesisht te dobishme por edhe mikrobe te demeshme. Kur mbizotron mikroflora e dobishme ( e mire dhe mike), organizmi i jone ndjehet mire por ne qofte se prishet ky ekuiliber dhe jane më shume mikroorganizma te tjera atehere fillojne telashet.
Pikerisht nje nga synimet e mija ne kete liber eshte; Si i do t`a rrisim kete mikroflore TE MREKULLUESHME ne organizmin e njeriut ?
Kjo arrihet duke i njohur prodhuesit e sidomos konsumatoret me ato produkte ushqimore qe i permbajne keto BAKTERE TE DOBISHEME dhe te informohen mire deri sa te ndergjegjesohen per t`i perfshire ne ushqimin e shendeteshem – pa nderprerje – çdo dite.
Shume formulime tregetare nuk sqarojne sa duhet perberjen e produkteve ushqimore qe tregetohen e sidomos per PROBIOTIKET lidhur me GJENDJEN dhe NUMRIN E BAKTEREVE TE GJALLA per 1 ml produkt i cili duhet te jete me miljarda dhe sa me i madh te jete ky numer aq më i larte eshte efekti pozitiv.
I ftoj konsumatoret, te hyjne sa do pak ne boten e mikroorganizmave per te kuptuar rolin e tyre ne EKOSISTEMEN. Pse e them kete? Te gjithe ne kur jemi ne supermarket vetem kete degjon: Dua nji Jogurt apo Kos, Aktivia ose Aktimel me luleshtrydhe, ose ananas, cerale etj. askush nuk e kundershton kete por ka treguese te tjere qe vleresojne shkencerisht keto produkte, dhe une jam perpjeke te spjegoj se zgjedhjen duhet t`a bejme mbi bazen e kesaje MIKROFLORE qe sapo hyn ne zorret tona din te beje vetem PUNE TE MIRA, dhe nuk besoj se mund t`a gjeni ne ushqimet e tjera aq sa ne PROBIOTIKET.

ÇFARE JANE PROBIOTIKET DHE DOBITE QE SJELLIN ?

Nga Greqishtja Pro dhe bios = Per jeten. Sipas perkufizimit, jane mikroorganizma – te dobishme – mike aq te domosdoshme per shendetin tone, edhe vete produkti ka te njejtin emer. Ne liber theksohet mire kur nje produkt qumeshti konsiderohet PROBIOTIK i vertete.
Cilat jane dobite e PROBIOTIKEVE ?
Shkenca ka arritur ne perfundimin se dobite qe i sjellin shendetit tone jane pa kufi:
Kontribojne kunder Alergjise, ulin kolesterolin ne gjak, antikancerogjen, kane efekt pozitiv kunder Vaginiteve dhe Infeksioneve Urinare, kunder diabetit, prandalojne diarete ( Bifidus) etj. etj.
Keto BAKTERE, shkenca deshiron t`i quaje SUPERMEN apo GLADIATOR ata kane nji aftesi te vendosen ne muret e zorreve tona ( ne pjesen e brendeshme), çvendosin mikrobet e demeshme dhe ky veprim intelegjent ben te pamundur jetesen e tyre dhe keshtu menjanojne kalimin e lendeve helmuese ne gjak. Duke luftuar mikrobet e demeshme dhe te padeshirueshme, perfshi ketu edhe bakteret kalbezuese qe me veprimtarine e tyre armiqesore sjellin PLAKJEN e njeriut, PROBIOTIKET po kontribojne ne rritjen e JETE-GJATESISE se njeriut, tashma e vertetuar ne shume popuj por ajo qe ka rendesi edhe shkenca e pranon.

ÇFARE TJETER PERMBAN LIBRI I JUAJ ?

DISA DEZINFORMIME DHE AKUZA KUNDER QUMESHTIT!
Duke degjuar por edhe lexuar, shpesh here pa vend dhe nga pseudo-specialiste eshte arritur deri ne deformime dhe keq interpretim te informacioneve madje duke perfunduar ne akuza.
Une i kam renditur ata dhe kam dhene mendimin tim i cili eshte goxha teknik, mirepo sejcili le te beje zgjedhjen e vet eshte ose jo dakort, por nje keshille kam per çdo lexues; le t`i lexoje ato.
Ne liber spjegohen Kulturat e pasterta bakteriale, me vjen keq qe e them por konsumatoret nuk kane njohuri per to, une personalisht kam disa dekada qe nuk i kam anashkaluar asnjehere ne 11 librat si autor ose bashkeautor, po keshtu kane vepruar edhe koleget teknologet e mirefillte.
Nji fakt qe duhet njohur nga te gjithe, ne saje te veprimtarise jetesore te baktereve te dobishme qe teknologjia na udhezon t`i hedhim ne qumesht (Kultura bakteriale) varet lloji i produktit dhe cilesia e tij apo stazhionimi i djatherave. Per t`a kuptuar më lehte: A mund te behet qumeshti = kos, pa i hedhur faren e kosit qe perbehet nga Baktere acido-laktike.
Nji kapitull edhe ky i rendesishem eshte: A D I T I V E T!
Nuk do t`a tepronim ne qofte se themi se sot me shume se here te tjera, çdo njeri e ka kthyer vemendjen tek ushqimet qe konsumon çdo dite dhe perpiqet te beje nji jete sa me te shendeteshme.
Te gjithe ne kemi pare ne supermarket, shume njerez qe jane me te azhornuar, para se t`a blejne nji produkt e shikojne me vemendje, lexojne etiketen dhe me kujdes ndalen tek E por jo te gjithe e kane te qarte se çfare jane ato! Keshtu më ka ndodhe edhe mua:
Një miku i im duke blere, kishte ne dore nji AKTIVIA dhe me thote, jane te shenuara disa E dhe nuk po e kuptoj çfare perfaqesojne?! Ishte rastesi por edhe une po shikoja nji produkt me 4 E nuk po e kuptoja plotesisht por miku i im, pergjigjen po perpiqem t`a jap ne kete liber.
Te ashtuquajturat E ne thelb jane lende kimike me prejardhje natyrale ose sintetike qe shfrytezohen ne Industrine Ushqimore si shtesa teknologjike dhe njihen me emrin ADITIVE. Ne listen e ADITIVEVE ka ngjyrues – antioksidante – stabilizues – embelsues etj. por ka edhe konservues kjo do te thote se jane te parrezikeshem por ka edhe nga ata ku duhet te kemi kujdes, prandaj mire eshte t`i njohim. Une ket liste e kam KONSULENTIN me te mire.

FATLUM DIBRA

Share mediat sociale:

Facebook
Twitter
WhatsApp
Email

Koleksioni i Librave Librarinë Universitare UBT

Libra Artistikë
Libra Artistikë
605 products
Bujqësi & Mjedis
Bujqësi & Mjedis
522 products
Ekonomi & Agrobiznes
Ekonomi & Agrobiznes
398 products
Histori & Politikë
Histori & Politikë
196 products
Psikologji & Sociologji
Psikologji & Sociologji
155 products
Bioteknologji & Ushqimi
Bioteknologji & Ushqimi
139 products
Veterinari
Veterinari
130 products
Pyje
Pyje
129 products
Personalitete & Autobiografi
Personalitete & Autobiografi
126 products
Filozofi
Filozofi
83 products
Drejtësi
Drejtësi
70 products
Libra të tjerë
Libra të tjerë
69 products
Nga Mjekësia
Nga Mjekësia
64 products
Ismail Kadare
Ismail Kadare
58 products
Fjalorë & Enciklopedi
Fjalorë & Enciklopedi
58 products
Edicione në Anglisht
Edicione në Anglisht
42 products
Universitete të Tjera
Universitete të Tjera
32 products
Art & Kulturë
Art & Kulturë
2 products
Libraria Universitare UBT